Humor pati edhe atë jo pak.
Por, në seancën e vonë të kuvendarëve që zgjati deri në orën 2 e 30 të mesnatës, u fol edhe tema serioze e dialogu mes Kosovës e Serbisë.
Megjithatë, asnjerën nga këto situata që krijuan deputetët të enjten nuk i panë disa qytetarë.
Në mbrëmjën e vonë shumica zgjodhën relaksin. Të paktën kështu i deklaruan televizionit kur u pyeten, të premtën.
Ani se për dikë kryeministri Albin Kurti nuk i tha krejt detajet e marrëveshjes evropiane mes Beogradit e Prishtinës, vetë raportimi i tij po vleresohet rezultat.
Veç e mira sipas monitoriesit të kuvendit, Naim Jakajt, po thuhet se ishte që në fund të natës së gjatë të kishte edhe një rezolutë që do të rregullonte kohën kur kryeministri duhet me patjetër të raportojë në parlament.
Sipas monitoruesve të kuvendit seanca e fundit nuk theu rekordin e asaj të 2016-ës, kur u bë projektligji për Trepçën e ku deputetët kishin zgjatur diskutimin edhe dy orë më shumë se kjo e fundit.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=sklRjBqRMFs
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.