Mbledhjen e 94-të të qeverisë, kryeministri, Albin Kurti, nuk e nis me asnjë prej 20 pikave të rendit të ditës.
Ai foli për herë të parë për takimin e javës së kaluar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Ky tha se ka pasur një dakordim mes palësh për mosdeklarim, por që nuk është respektuar nga të gjithë, njofton Klan Kosova.
Kurti tregoi se në kryeqendrën evropiane ka prezantuar propozimin e tij prej 6 kapitujsh për kornizën e marrëveshjes finale.
Ai nuk u pranua nga pala serbe, e cila sipas kryeministrit, më shumë ishte e interesuar të bisedojë për menaxhim krize, njofton Klan Kosova.
Në të përfshihet edhe ballafaqimi me të kaluarën, ku hyjnë edhe personat e zhdukur.
Nënshkrimi i një marrëveshje të dakorduar për këtë çështje, u refuzua nga Serbia.
https://www.youtube.com/watch?v=uOoZ2pWSGBw
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.