Figurat më të rëndësishme të ‘Lëvizjes Vetëvendosje’ rreth e rreth Kosovës u mblodhën në Prishtinë, këtë të martë.
Ata dëgjuan programin e kryetarit të partisë, Albin Kurtit, që po synon për të tretën herë pozitën e njëjtë në zgjedhjet e brendshme që mbahen këtë të dielë. Më 25 shtator Kurtit nuk i bënë askush konkurencë.
I pari i partisë, njëherit kryeministri i vendit, Albin Kurti, fjalimin e tij të gjatë e filloi me disa fjalë që ia adresoi opozitës.
“Ndoshta e mbani mend që thuhej se në shtator do të ketë zgjedhje, e vërtetë është që në shtator ka zgjedhje, ato janë në Lëvizjen Vetvëvendosje të dielën”, tha Kurti.
Ai tha se platformën e kandidatit e bazon në 10 pika që përfshinë rritjen e numrit të antarëve të moshave të reja, rritja e numrit të vajzave e grave në parti e krijimi i kohezionit midis brezave.
Këtë të dielë në zgjedhjet e brendshme të LVV-së, garon edhe Albulena Haxhiu në krye të organizatës ‘Gratë për Vetëvendosje’ si dhe Behar Jashari për kryetar të organizatës ‘Rinia për Vetvendosjen'".
https://www.youtube.com/watch?v=pbGHqdLZ_Gk
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.