Në Qeveri shkuan pak para orës 16 ndaras me vetura në 4 grupe.
Edhe hyrja në godinën qeveritare e rreth 15 pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese të mërkurën u bë pa rënë shumë në sy të kamerave, raporton Klan Kosova.
Të shoqëruar nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti ata i shkuan në konak kryeministrit Albin Kurti pas pakënaqësive që kanë për shtesat e rrezikshmërisë.
Pak pas orës së caktuar, atyre iu bashkohet edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e edhe ai i Financave, Hekuran Murati.
Pas rreth tri orësh, takimi me dyer të mbyllura mbaroi e ekzekutivi njoftoi me shkrim se i dëgjuan kërkesat dhe se kryeqeveritari iu tregoi se kategorizimi për shtesat u bë me kujdes të shtuar.
Pajtim nuk thuhet të jetë arritur por se u tha se përkushtimi ndaj Policisë është rritur edhe me rritjen e buxhetit për ta në vitin 2024.
Pritjes nga shefi i qeverisë i parapriu një protestë e mbajtur më 1 nëntor nga ata që më 24 shtator detyruan grupin terrorist të tërhiqet nga Bansjka për përmirësim të kushteve e një tjetër e anuluar një javë më vonë.
https://youtu.be/QBSMxfH2d60
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.