Muzeu i famshëm i Luvrit në Paris po rindërtohet për të akomoduar fluksin e madh të vizitorëve dhe për këtë qëllim do të futet një sistem i diferencuar i tarifave të hyrjes.
Dikush do të paguajë më shumë!Ata janë turistet zviceranë, të cilët në vend të 22 eurove do të paguajnë 30 euro.
Tarifa e hyrjes do të rritet jo vetëm për qytetarët zviceranë por edhe për të gjithë vizitorët e tjerë që nuk vijnë nga një vend i BE-së, transmeton Klankosova.tv
Presidenti Emmanuel Macron konfirmoi këtë strukturë çmimi bazuar në vendbanimin në një prezantim mbi të ardhmen e muzeut.
Ideja vjen nga ministrja e Kulturës, Rachida Dati. Por se si do të zbatohet saktësisht ende nuk është sqaruar.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.