Cam Newton do të paraqitet sonte për herë të parë në ngjarjen më të madhe sportive të vitit Super Bowl 2016 dhe shikuesit me siguri do të duan të dinë më shumë rreth tij, kështu që njihuni me të dashurën Kia Proctor!
26 vjeçari qendërmbrojtës i Carolina Panthers është në lidhje me Kia-n për disa vite, dhe vetëm disa javë më parë ata kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë, transmeton Klan Kosova.
“E dashura ime dhe unë jemi shumë të bekuar që kemi mirëpritur një djalë javën e kaluar. Familja jonë është poashtu shumë e gëzuar dhe faleminderit juve të gjithëve për urimet”, kishte shkruar Cam në Twitter.
Kia, emri i plotë i saj është Shakia, është një ish-modele dhe valltare e cila ka një vajzë nga një marrëdhënie e mëparshme.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.