Presidenti amerikan Donald Trump pritet të emërojë Kevin Hassett, shefin e Këshillit Ekonomik Kombëtar, si kryetar të ardhshëm të Rezervës Federale. Sipas parashikimeve, Hassett ka 86% gjasa të jetë zgjedhja e Trumpit.
Kreu i Fed drejton politikën monetare të ShBA-së, vendos normat e interesit dhe ndikon drejtpërdrejt në inflacionin, kreditë dhe stabilitetin financiar global. Fed pritet të ulë normat me 0.25% javën e ardhshme, raporton “AlJazeera”, transmeton Klankosova.tv.
Kevin Hassett është ekonomist konservator dhe këshilltar i afërt i Trumpit, ka udhëhequr më parë Këshillin e Këshilltarëve Ekonomikë si dhe ka punuar në American Enterprise Institute dhe ka qenë pedagog në Columbia Business School.
Kritikët thonë se afërsia e Hasset me Trumpin mund të rrezikojë pavarësinë e Fed, sidomos pas presioneve të presidentit për largimin e kryetarit aktual Jerome Powell dhe konfliktit me guvernatoren Lisa Cook.
Ekspertët paralajmërojnë se ndikimi politik mbi Fed mund të shtojë rrezikun e inflacionit, i cili tashmë është mbi objektivin 2%. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.