Korab Bajgora, i arrestuar të premten për kërcënimet ndaj familjes së Ramush Haradinajt, del të jetë emër i njohur për organet e drejtësisë.
Bajgora, me vendbanim në Pejë, ishte arrestuar në janar të vitit të kaluar nga Policia.
Ai dyshohej se kishte kërcënuar zyrtarët e Policisë së Kosovës derisa ata po mundoheshin ta neutralizonin të dyshuarin.
“Nëse afroheni do të ju gjuaj ose do ta vras veten”, thuhej se kishte thënë Bajgora, bazuar në një raportim të Sinjalit më 15 janar të vitit 2025, shkruan “GazetaExpress”.
Bajgora atë kohë dyshohej për dy vepra penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia kishte gjetur një pushkë automatike dhe një pistoletë, si dhe disa fishekë.
Bajgora u arrestua përsëri të premten, por këtë radhë për kërcënime ndaj Ramush Haradinajt.
https://klankosova.tv/ofendoi-familjen-haradinaj-arrestohet-i-dyshuari-ne-peje/
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.