Isuf Jaçaj, 58 vjeç, person me precedentë penal, është personi i ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të shtune në lagjen nr. 3 të Sarandës.
Ai ishte babai i Klaus Jaçaj, 31 vjeç. Ky i fundit ndodhet në burg për “përkrahje të autorit të krimit”, si pjesëmarrës në ngjarjen e datës 17.07.2025, kur Ramadan Zoto plagosi me armë, në lagjen nr. 4 të Sarandës, Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën nga Kamza.
Më 21 korrik, një person i maskuar me maskë silikoni vendosi eksploziv në automjetin e Klaus Jacajt, duke e shkatërruar plotësisht atë. Ngjarja mbetet ende e pazbardhur, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.