12.04.2023 · përditësuar para 1166 dite1 min lexim
Me sy e vesh në “Santiago Bernabeu”.
Në një nga arenat më të mëdha në historinë e futbollit, të mërkurën do të zhvillohet super ndeshja ndërmjet Real Madridit e Chelseat në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndeshje kjo që do të transmetohet direkt në Klan Kosova.
Në të njëjtën mbrëmje, flakë do të jetë edhe në “San Siro”.
Aty do të takohen Milani, që ka shtatë Liga të Kampionëve, dhe Napoli i cili sivjet po marshon drejt titullit të Serie A pas 33 viteve.
E disa qytetarë të Kosovës, por edhe të huaj, dhanë opinionin e tyre për këto sfida.
Ndeshjet çerekfinale fillojnë nga ora 21:00, ndërsa në Klan Kosova do të ketë emision special me të ftuar në studio për këto takime.
●●●
SK
SHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.