Analisti politik, Sefer Tahiri tha se kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni të Veriut, Menduh Thaçi, ka komoditetin të bëjë parashikimet se kush mund të fitojë zgjedhjet e së dielës atje.
Në ‘Rubikon’ të Klan Kosovës, Tahiri tha se këtë komoditet Thaçi e ka, për shkak se nuk është vet në garë, transmeton Klankosova.tv.
“Zotëri Thaçi e ka komoditetin që të bëjë parashikimet të tilla, për shkak se vet nuk është në garë” u shpreh Tahiri.
Ndër të tjera, Tahiri tha se asnjëherë nuk i ka shkuar në mendje se Ali Ahmeti i BDI-së, dhe Menduh Thaçi do të bëheshin bashkë.
Megjithëse, sipas tij, Thaçi është i njohur për ekzibicionet e tij politike.
“Fitili i tij është i shkurtër, që do të thotë nuk duron shumë”, tha tutje ai.
https://www.youtube.com/watch?v=6Zq_R1oGe_0
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.