Policia Rajonale në Gjilan, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të dy personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas njoftimit, drejtoria është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për gjetjen dhe kapjen e personave të dyshuar, transmeton Klankosova.tv
"Kushdo që ka informacion lidhur me identitetin apo vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të kontaktojë menjëherë:
192
038 508 07001
[email protected]
Aplikacioni digjital “Lajmëro Policinë".

●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.