E ftuar e emisionit të mëngjesit ishte Flora Masurica-Durmishi, mbesa e njërit nga inovatorët më interesantë që ka pasur vendi.
Për Hasan Masuricën ka pasur shumë dokumentacione, që fatkeqësisht jo të gjitha kanë mbetur.
Ai ka hartuar kalendarin, me të cilin përcakton pozitën dhe rrugën e planetëve në gjithësi dhe poashtu ka ndërtuar një mulli në fshatin Zarbicë dhe, me ndihmën e bashkëfshatarëve, ka ndërruar drejtimin e përroit, duke ditur pozicionin e përshtatshëm dhe ky mulli bluante rreth 1000 kg drithë në ditë. Madje thuhet se ai kishte zbuluar edhe fluturaken e parë qysh ne fillimet e viteve 1900.
Për më shumë për të, kuptoni nga mbesa e tij, përmes videos:
https://www.youtube.com/watch?v=GUWZQGI9JRA
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.