Unik në pamje e veprime Boris Johnson i cili dëshironte të bëhej si heroi i tij Winston Churchill shfaqej me një stil të vecantë në secilën prezantim.
Me këtë karizëm, erdhi në krye të partisë konservatore e më pas edhe të Londrës dhe qeverisë.
Në këtë të fundit, e përmbushi një nga misionet e tij – ta largojë Britaninë nga Bashkimi Evropian.
"Po dërgojmë 10 miliardë paund neto në vit në Bruksel, disa prej të cilave shpenzohen, në ndeshjet spanjolle me dema. A mendoni se taksapaguesi britanik duhet të mbështesë ndeshjet spanjolle me dema? “ deklaronte Johnson.
Johnson e udhëhoqi kombin edhe gjatë pandemisë, kur edhe u shtrua në spital, u gjet se pikërisht në kohën e izolimit total të vendit, kishte organizuar ndeja me bashkëpartikët e tij.
Por, pavarësisht zemërimit të qytetarëve dhe opozitës, i shpëtoi një mocioni mosbesimit ne parlament.
Vecse dolën pakënaqësitë brenda partisë, për disa emërime kundërthënëse, që shpien në dorëheqjen e tij.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.