Këngëtari i njohur kosovar, Luan Hajra u lind më 31 korrik të vitit 1949 në qytetin e Mitrovicës.
Ai filloi të merrej me muzikë qysh në moshën 12 vjeçare.
Karrierën e filloi në Mitrovicë, asokohe me orkestrën "Sali Curri".
Në vitin 1980, Luan Hajra e kishte publikuar albumin "Nga Repertuari i Luan Hajres", përcjell Klankosova.tv.
Hajra njihet për interpretimin e këngës së njohur "Rroka mandolinën", e cila vazhdon të dëgjohet e këndohet edhe sot.
Disa nga këngët e tjera të Luan Hajrës:
"Kallma cigaren"
"A s'ma falë"
"Je e bukur"
"Tuj shetit"
"Jasemin moj të vjen era"
"Qaj gitara ime" etj.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.