Në rubrikën “Paparazzi” të Prive Klan Kosova, këtë javë është kapur këngëtari i mirënjohur Shkëlzen Jetishi, i njohur në botën artistike si Xeni.
Xeni është fotografuar në një qendër tregtare në Prishtinë, teksa me disa qese në dorë po priste gruan e tij, Valbonën, e cila po provonte veshmbathje në dhomën e provave.
Një tjetër “paparazzi” që është bërë pjesë e Prive Klan Kosova këtë javë është edhe Robert Berisha, zhanri muzikor i të cilit qëndron tek argëtimi, ashtu si ai i këngëtarit paraprak.
Veçse këtë herë, Roberti është fotografuar teksa po pinte kafe në një kafene në qendër të Prishtinës. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=GUHx_jGt4HE
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.