Në panelin e “Shoqeve” në Klan Kosova, sonte është diskutuar edhe për edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova.
Panelistet diskutuan për emrat e mundshëm të opinionistëve. Sipas tyre, në rrjetet sociale së fundmi kanë qarkulluar emrat e Leonora Jakupit, Dalina Buzit, Vadrin Sahitit, por edhe Milaim Zekës, i cili ishte opinionist edhe në edicionin e kaluar të BBVK3.
Përveç opinionistëve, “Shoqet” përmendën edhe disa emra që kanë qarkulluar gjithashtu në rrjete sociale, përfshirë Majkin, Bejtën, Benitën, Mentor Hazirin dhe Igballe Hudutinin.
Ndiqni videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=xfORNBg5pWQ
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.