Dy motrat Erina dhe Tara Zulfaj që kanë lexuar më shumë se 200 libra ishin të ftuara sot në “Weekend” në Klan Kosova.
Ato dhanë detaje lidhur me vullnetin dhe dëshirën për lexim. Derisa bën të ditur se kanë nisur leximin në moshën 4 vjeçare.
“Që nga mosha e vogël prindërit na kanë ofru libra dhe mjete financiare të nevojshme për me i ble librat, dhe pastaj nga dashuria që kemi pasur për librin na është shtuar etja”, tha Erina.
Ndërsa, Tara tregoi se “Medalioni” ishte libri i parë që ka lexuar.
Ato bën të ditur se asnjëherë nuk kanë blerë lodra për fëmijë vetëm libra.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=eFywDtItURE
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.