Këtë javë në Podcast Lifestyle me Gonxhen, i ftuar ishte gazetari Vullnet Krasniqi, për të biseduar rreth “nepo baby”, një teme që për herë të parë po diskutohet në mediat tona.
“Nepo baby” është një bashkim i dy fjalëve që nënkupton se një person i famshëm, është fëmija i një personi edhe më të famshëm. Ata i përkasin çdo grupmoshe dhe profesioni, mjafton vetëm të kenë prindër të suksesshëm.
Fëmijët e njerëzve të famshëm kanë një aurë të lezetshme dhe njerëzit janë kuriozë për të mësuar më shumë për ta, pa e menduar se a kanë ndonjë talent, por mjafton fama e prindërve për t’ua dhënë një dorë të mirë në ngjitjen në karrierë.
Rrjetet tona sociale dhe mediat janë të dominuar me fëmijët dhe rejat e këngëtarëve të Kosovës. Çdo ditë njoftohemi me nga një “nepo baby” prurje të re në showbiz-in vendor.
Për më shumë rreth kësaj teme, ndiqeni linkun më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?fbclid=IwAR2DeGb19JGEh2EmWIh8VLxEnU9yDHkkGDaSpVSQW6xfCXpOWcBnIio7_sc&v=TjEw6KSuABg&feature=youtu.be
●●●
OSSHKRIMI NGA
Ora Shtatë
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.