Ekipi FC Liria Berlin më 9 mars është shpallur nënkampion i Gjermanisë në futsall.
Skuadra shqiptare në finale u takua me ekipin Hamburg Panthers, ku këta të fundit mposhtën Lirinë 4:2.
Ky është një rast i rrallë që një ekip shqiptar shpallet nën kampion në një shtet që futbollin e ka si religjion.
Pjesë e këtij suksesi janë tre lojtarë shqiptarë që veç Liria Berlin, luajnë edhe për kombëtaren e Gjermanisë në këtë sport.
Drejtues të FC Liria Berlin flasin nga Berlini për emisionin ‘Minuta e Fundit’.
Kronikë nga Emanuell Syla.
https://youtu.be/XFd5f3bVGuk
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.