Gjykata Kushtetuese pritet ta publikojë sot vendimin për ankimin e Erion Veliajt lidhur me vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës që e shkarkoi si kryebashkiak, si dhe lidhur me dekretin e Presidentit për zgjedhjet e pjesshme lokale në këtë bashki.
Përmes një njoftimi, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj do të ketë një komunikim me gazetarët në lidhje me vendimmarrjen e çështjes me kërkues Erion Veliaj, rreth orës 17:00 të kësaj të hëne, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.
Në njoftim thuhet se Veliaj kërkon rrëzimin e shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.09.2025 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, si dhe rrëzimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj që dekretoi datën 9 nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale edhe në Bashkinë e Tiranës.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.