Bodybuilderi kosovar Kushtrim Bajraktaraj ka arritur edhe një sukses në këtë sport.
Ai ka arritur që në garën më prestigjioze, që njihet si “Arnold Classic”, ta fitojë vendin e parë duke u shpallur edhe kampion në kategorinë deri në -80 kilogram.
Bajraktaraj medalje ka fituar edhe në kampionatet botërore, evropiane dhe ballkanike.
Deri më tani ka arritur të fitojë 12 medalje ndërkombëtare duke qenë sportisti më i suksesshëm në sportin e bodybuildingut, teksa ky konsiderohet si njëri ndër trofetë më të rëndësishme.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.