Po vazhdon seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Këtë të premte, njëri nga të akuzuarit, Kushtrim Kokalla po jep mbrojtjen e tij, gjatë së cilës ai deklaroi se për Naim Murselin ka hyrë në kredi 25 mijë euro, transmeton Klankosova.tv.
"Kur më ka thënë a mundesh me hy në kredi për mua e kam pyetur pse, më ka thënë për shtëpi se më janë bllokuar disa gjëra dhe unë kam hyrë në kredi dhe ia kam ofruar si djalë të dajës që e kam".
Para trupit gjykues, Kokalla po ashtu deklaroi se si ishte takuar me Naim Murselin si dhe Granit Plavën.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në ora 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës./Klankosova.tv
https://klankosova.tv/kokalla-e-mohon-qe-u-takua-me-murselin-dhe-plaven-per-kryerjen-e-vrasjes-se-liridones/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.