Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve e ka zgjedhur Kushtrim Sheremetin Drejtor të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ministria duke e publikuar njoftimin në ueb-faqen e saj.
Ky institucion kishte qenë dy vjet pa udhëheqës pas skadimit të kontratës së ish-drejtorit, Agim Sopit, në janar të vitit 2020.
Sheremeti pritet që t’i prezantojë planet e tij rreth teatrit tash pas zyrtarizimit të tij në këtë pozitë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.