Dorëheqja e Listës Serbe nuk e pengoi punën në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit për vazhdimin e masave emergjente në energji.
Kryeministri Albin Kurti që erdhi ndërkohë, nuk e foli asnjë fjalë, për t'i lënë vend debatit për energjinë.
Vazhdimi i tyre për 30 ditë, është shumë me rëndësi për qeverinë.
Opozita paralajmëroi dimër të vështirë për energji, derisa thonë se këto masa nuk e zgjedhin problemin.
Pavarësisht kundërshtive, Vetëvendosje arriti t'i bëjë 65 vota vetë, për t'i vazhduar masat emergjente, teksa miratoi edhe projektligjin për caktim të çmimit tavan për produktet bazike, atë për punët publike dhe noterinë.
https://www.youtube.com/watch?v=9sa17_grT28
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.