Pensionistët ishin kryetemë e deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të premten, në parlament.
Kjo, përmes një propozimi, që kjo e fundit pati për të ndryshuar projektligjin për personat, të cilët kanë punuar para luftës, e që për të përfituar një pension nga shteti, kanë një kusht, i cili po kërkohet t’u hiqet.
“Kërkojmë largimin e këtij neni diskriminues të këtij ligji, i cili parasheh që secili kandidat që shkon në pension kontributdhënës duhet t’i ketë së paku 15 vjet para 1 janarit të vitit 1999”, ka thënë Shemsedin Dreshaj nga AAK.
Projektligji nuk kaloi për mungesë kuorumi, derisa plani i AAK-së u përkrah vetëm nga 22 deputetë, e 31 të tjerë abstenuan.
Partia në pushtet nuk e përkrahu ndryshimin e ligjit në këtë formë, pasi thonë se Kosova nuk ka sistem pensional.
“Kjo zgjidhje duhet të bëhet në kuadër të reformës pensionale dhe të skemave sociale, sepse Kosova nuk ka sistem pensional”, ka thënë Fatmire Kollqaku nga LVV.
Partitë e opozitës u deklaruan pro këtij projektligji me pretendimin se edhe shteti qëndron më mirë financiarisht.
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha pas dështimit të votimit se Vetëvendosje ka ndryshuar qëndrimet, krahasuar me ato që kishte më herët, në lidhje me këtë çështje.
https://www.youtube.com/watch?v=z-mdeLe4saI
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.