Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë, u deklarua për media.
Para mediave, Haxhiu bëri të ditur se Kuvendi do të mblidhet të enjten nga ora 10:00, transmeton Klankosova.tv.
“Ne kemi vendosur që seanca e Kuvendit të mbahet më 2 prill, pra të enjten nga ora 10:00. Në këë seancë do të jenë shtatë projektligje për ratifikimin të marrëveshjeve ndërkombëtare, fillimin e procedurave për mungesat në emërimin në komisionit e Pavarur të Mediave e po ashtu edhe në RTK”, u shpreh Haxhiu.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.