Përplasjet pozitë-opozitë nuk munguan as në seancën e së mërkurës.
Ndonëse nisi mirë, me urime për gratë me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas, seanca nuk vazhdoi si e tillë.
Pakënaqësitë filluan kur Lëvizja Vetëvendosje propozoi mocion procedural që marrëveshjet ndërkombëtare të spostohen deri në momentin kur të plotësohen kushtet për votim.
Ky mocion kaloi me 72 vota pro dhe tri marrëveshjet ndërkombëtare u vendosën në fund të agjendës.
Megjithkëtë, kjo ndodhi pa përkrahjen e partisë më të madhe opozitare, që më pas së bashku me LDK-në e lëshuan seancën.
Sidoqoftë, Kuvendi vazhdoi punën derisa në lexim të parë miratoi Projektligjin për Bujqësi dhe zhvillim rural dhe Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovë për periudhën 2022-2031.
Si dhe, në ditën ndërkombëtare të gruas, u miratua edhe Projektligji për Parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/lu1IEcSe3AI
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.