Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër një seancë solemne në shënim të Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës.
Seanca siç thuhet në komunikatën për media, është paraparë të nisë në orën 17:00 dhe do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit, raporton Klankosova.tv.
Në rend dite është pika kushtuar kësaj dite përkujtimore, e cila shënohet nën moton “Ma kthe dritën”, duke nderuar dhe kujtuar të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës. /Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.