Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e Qeverisë për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.
Ky vendim kaloi me 89 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, njofton Klankosova.tv.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një deklarim për
AP duke folur për këtë mision ndërkombëtar ka thënë se Kosova, nga vend konsumues i sigurisë, po hyn në një fazë tjetër duke u bërë ofrues i sigurisë.
“Vendi ynë ka qenë konsumues i sigurisë, në kuptimin që vende të NATO-s kanë kontribuuar ndaj sigurisë së Republikës së Kosovës. Sot po hyjmë në një fazë ku po bëhemi ofrues, ose eksportues i sigurisë”, deklaroi Maqedonci për AP, transmeton Klankosova.tv.
Ai tha se kontingjenti i Kosovës do të përbëhet nga disa dhjetëra oficerë, përfshirë edhe nga njësitë e çminimit.
“Aktualisht jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve”, tha ministri. Ai tha se një përfaqësues i ShBA-së ka ndihmuar me përgatitjen, duke përfshirë vaksinimin e trupave, lëshimin e vizave dhe rregullime të tjera teknike.
https://klankosova.tv/dergimi-i-fsk-se-ne-gaza-maqedonci-per-ap-shba-na-ndihmoi-ne-pergatitje/
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.