Projekti "Në kërkim të shijes" nga Trashëgimia Kulturore Pa Kufij për katër javë rresht do t’ju prezantojë në emisionin “Ora e Pasdites” në Klan Kosova mënyrat më të veçanta të përgatitjes së ushqimeve me tradita shekullore në vendin tonë.
Kuzhinieri që për gjashtë vjet ishte pjesë e restorantit më të mirë në botë "Noma", Fejsal Demiraj, sot gatoi tavë me patate dhe mazë.
Këtij të fundit i la përshtypje maza tradicionale e Bogës së Rugovës.
"Maza e Kosovës besoj që do t’iu linte përshtypje francezëve, nëse do ta kishin rastin ta provonin. Kjo mazë do të duhej t'i bënte konkurrencë bulmetit nga Evropa", shtoi Demiraj.
https://www.youtube.com/watch?v=_bsSJWeH8Xc
●●●
GSHKRIMI NGA
G.Q
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.