Një burrë nga Zelanda e Re, i cili mori pjesë në një garë me motoçikleta vetëm tre javë para ditëlindjes së tij të 98-të, u emërua garuesi më i vjetër i motorëve në botë nga Rekordet Botërore Guinness.
Organizata e mbajtjes së rekordeve tha se Leslie Harris, 98-vjeç, konkurroi në fillim të këtij viti në Festivalin e 43-të të Motoçikletave Klasike Pukekohe në Auckland.
Harrisit iu bashkua në garë djali i tij më i madh, Rod 64-vjeçar, dhe mbesa e tij, Olivia 21 vjeçare.
Harris më parë zuri vendin e parë në garë në vitin 2019 në moshën 93-vjeçare, por nuk ishte në gjendje të konkurronte sërish deri në këtë vit për shkak të lëndimeve dhe anulimit të garave për shkak të pandemisë COVID-19.
I moshuari e përfundoi garën e këtij viti në vendin e katërt. Rod u rendit i teti, ndërsa Olivia ishte e 21-ta.
Harris tha se po planifikon të konkurrojë në më shumë ngjarje këtë vit dhe se do të kthehet për Festivalin e Motoçikletave Klasike Pukekohe të vitit të ardhshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=johfijFzHZI
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.