Rasti i rëndë që ndodhi mbrëmë në Bajnicë të Kaçanikut ka tronditur të gjithë banorët. Sylejman Fazliu, 59-vjeçar ra në bunarin që ndodhet në oborrin e shkollës së fshatit dhe u nxor pa shenja jete
Nga Policia e kanë konfirmuar rastin, ndërsa tashmë edhe familja ka bërë të ditur për ceremoninë mortore, raporton Klankosova.tv
Në njoftimin e fshatit në Facebook, thuhet se varrimi do të bëhet sot, në orën 16:00, në varrezat e Bajnicës.
Ndryshe, sipas informacioneve të para, i ndjeri ishte punëtor teknik i shkollës, tek e cila ndodhi ngjarja tragjike, ndërsa akoma nuk dihen rrethanat. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/tragjedi-ne-kacanik-dyshohet-se-nje-person-ra-ne-bunar-nxirret-pa-shenja-jete-video/
https://klankosova.tv/ra-ne-bunar-ne-oborrin-e-shkolles-policia-konfirmon-vdekjen-e-59-vjecarit-ne-kacanik-11/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.