Finalja e shumëpritur mes Dortmundit dhe Real Madridit do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin “Wembley” të Londrës.
Lajm i mirë për të gjithë fansat është se para ndeshjes ata do të argëtohen me koncertin nga artisti Lenny Kravitz.
Ylli i rokut do të ngjitet në skenë dhe do të këndojë për herë të parë këngët e tij të reja nga albumi ‘Blue Electric Light’.
Albumi i tij i ri, Blue Electric Light, përmban 12 këngë që ai shkroi dhe regjistroi me bashkëpunëtorin dhe kitaristin e vjetër Craig Ross, duke luajtur shumicën e instrumenteve vetë në studion e tij në Bahamas, siç raportohet nga NME.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.