250 kilogramë drogë e llojit kanabis, u gjet brenda një kamioni në autostradën "Ibrahim Rugova", që lëvizte në drejtim të Prishtinës.
Një person u arrestua dhe u ndalua për 48 orë me vendim të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Klankosova.tv mëson se personi i dyshuar është Sylejman Jusufi.
Në aksion përveç policisë, u përfshinë edhe Dogana e Kosovës si dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.
https://klankosova.tv/kapja-e-250-kilogrameve-droge-pjese-e-aksionit-edhe-aki-ja-video/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.