Spanjolli 29 vjeçar, Kilian Jornet e ka arritur një rekord të shpejtësisë teksa ka bërë hapa drejt Everestit më 22 maj 2017.
Sipas The Himalayan Times, Jornet e ngjiti Everestin për vetëm 26 orë. Ai rrugën e bëri nga ana veriore – Tibet, prej kampit bazë 5100m deri në 8848m.
https://www.instagram.com/p/BT3UJuVAard/?taken-by=kilianjornet
Ai madje nuk ka përdorur as oksigjenin shtesë dhe as litarët e fiksuar – e që me këto dyja bashkë, kjo rrugë alpinistëve të zakonshëm u merr rreth një javë kohë.
https://www.instagram.com/p/BThVxmtgA5W/?taken-by=kilianjornet
"Deri kur arrita në 7700m isha duke u ndjerë shume mirë dhe po shkonte gjithçka sipas planit tim, por më pas kisha një dhimbje të madhe në stomak dhe pastaj vendosa të lëvizja ngadalë për të rimarrë veten, megjithatë arrita ta ngjis majën në mesnatë", tha Jornet.
Këtu mund të shikoni disa nga aktivitetet e Jornet!
klankosova.tv
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.