Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë të riun që gjuajti me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke terrorizuar qytetarët.
Lajmin e konfirmoi Policia Rajonale e Prishtinës, ndërsa mediat lokale atje raportojnë se i dyshuari është Fatbardh Hamza.
“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Zahir Pajaziti” në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar”. /Klankosova.tv
Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull, prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
https://klankosova.tv/pamjet-kur-policia-e-ndjek-te-riun-qe-gjuajti-me-kallashnikov-ne-podujeve-video/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.