Rinor Korqa është i riu që u ekstradua nga Britania e Madhe për në Kosovë këtë të enjte.
Ai është arrestuar nga autoritetet britanike pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “grabitja”, e cila kishte ndodhur në rajonin e Prishtinës më 22 dhjetor 2017, transmeton Klankosova.tv.
“I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prishtinës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thonë nga policia e Kosovës.
Megjithatë, i njëjti ishte dënuar më pesë vjet e gjashtë muaj burgim në janar 2024, për moskallëzim të në një rasti të dhunimit të një gruaje në lagjen Havering të Londrës.
Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
https://klankosova.tv/ekstradohet-nga-britania-e-madhe-kosovari-i-kerkuar-nderkombetarisht/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.