Kampioni i peshave të rënda në boks, Anthony Joshua, në meçin e tij të radhës mund të ndeshet me bashkëpatriotin e tij britanik, Dillian Whyte, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.
Joshua ishte ndeshur njëherë me Whyte, në vitin 2015, dhe e kishte mposhtur atë me nokaut. Por, Organizata Botërore e Boksit – WBO, ka njoftuar se Joshua është i detyruar të ndeshet me boksierin Oleksandr Usyk, pasi ai është sfiduesi numër një dhe meçi për titull kampioni i takon atij.
Por, korrespodenti i boksit në BBC, Mike Costello, ka njoftuar se Joshua mund ta lë Usyk për më vonë dhe fillimisht të ndeshet me Whyte, për shkak të fitimeve më të mëdha.
https://www.youtube.com/watch?v=qPvXjC0OTJg&fbclid=IwAR1jpB4TaSsDDGgWqKT5WWN7FdxX4OV9BdTwH01p2W4LqvHGAUOww9yaZp0
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.