Alpinistja Uta Ibrahimi, dje rreth orës 5:05 sipas orës lokale në Nepal, e ka pushtuar Everestin, majën më të lartë në botë.
Ajo sot ka publikuar një fotografi në profilin e saj, kur edhe ka treguar përshtypjet e saj të para, njofton Klan Kosova.
“Jam shumë e lumtur që si gruaja e parë shqiptare, kam sjellë flamurin shqiptar dhe atë kosovar në Everest”.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë tuaj – kjo ma bëri shumë më të lehtë këtë ngjitje”.
klankosova.tv
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.