Mill Ends Park është parku më i vogël në botë dhe gjendet në Portland të shteti amerikan të Oregonit.
Ky vend është një rreth i vogël pre 0.61 metrash, dhe me një sipërfaqe prej 0.292 metrash katrorë.
Fillimisht, në atë vend ishte menduar që të vendoset një shtyllë e dritës, mirëpo më pas publicisti Dick Fagan kishte filluar të mbjellë bime.
Pavarësisht vdekjes së Fagan më 1969, ky park vazhdon të qëndrojë dhe madje më 1976 ishte emëruar si park zyrtar i qytetit.
Më 2013, pemën e këtij
parku e kishin vjedhur, dhe ata kishin vendosur një pemë të re.
Madje më 2011, në këtë park janë vendosur figura njerëzish dhe pankarta miniaturë në kuadër të një proteste të organizuar aty.
Në Portland ekzistojnë mbi 200 parqe dhe zona natyrore, dhe mes tyre figuron edhe ky mini-park.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.