Një person u keqtrajtua nga policia gjatë arrestimit.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën më 28 qershor, në oborrin e shtëpisë së tij në Klinë.
Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet nga Inspektorati Policor i Kosovës, që ka kërkuar suspendimin e tre zyrtarëve policorë.
Klan Kosova merr vesh se viktima që u rrah është D.Krasniqi, i lindur në vitin 1979-të.
Ndërkaq zyrtarët policorë janë: N.G, Sh.S dhe E.E, njofton Klankosova.tv.
Klan Kosova ka siguruar edhe pamjet nga momenti i rrahjes së qytetarit në Klinë.
https://klankosova.tv/momenti-kur-policet-keqtrajtojne-te-dyshuarin-gjate-arrestimit-ne-kline-video-12/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.