Një zyrtar policor dyshohet se ka goditur për vdekje një këmbësor në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren të premten pasdite.
Klankosova.tv mëson se i dyshuari është Isë Gashi.
I njëjti, sipas Inspektoratit Policor të Kosovës, është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48-orë.
Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se drejtuesi i veturës nuk ka përshtatur shpejtësinë e drejtimit të mjetit me kushtet e rrugës duke shkaktuar aksidentin, ku mbeti i vdekur një 80-vjeçar.
Vërejtje:
Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.
https://klankosova.tv/arrestohet-polici-i-cili-dyshohet-se-shkaktoi-aksidentin-me-fatalitet-ne-prizren11/
https://klankosova.tv/goditet-per-vdekje-me-veture-nje-80-vjecar-ne-prizren-shoferi-dyshohet-te-jete-polic111/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.