Restoranti i quajtur Elsie’s i cili gjendet në New Jersey është vetë-shpallur si "shtëpi e sanduiçit turshi".
Kjo pasi çdo sanduiç që përgatitet aty në vend të bukës si përbërës ka trangujtë, transmeton Klan Kosova.
Aty mundeni të porositni sanduiça nga të gjitha llojet dhe format, duke filluar nga të mëdhenjtë dhe duke vazhduar tek flegrat e holla të mbushura me mish.

Sipas DiplyFacts, pronarja e restorantit, Katherine Cohen, ka thënë se ata kanë ringjallur një recetë të vjetër të turshive familjare, për të ndarë këtë përvojë me klientët e tyre.
"Në thelb, ne jemi një dyqan sanduiç pa bukë", ka thënë ajo.
Këto ushqime janë duke u pëlqyer shumë edhe nga konsumatorët që jetojnë aty përreth.

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.