28.09.2022 · përditësuar para 1362 dite1 min lexim
Fshati në shtetin lindor indian të Biharit po feston pasi një banor mori një punë në qeveri, duke u shënuar si e para në 75 vjet.
Banori i punësuar Rakesh Kumar, 30 vjec është emëruar si mësues fillor në një shkollë publike në Barkurwa, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
Udhëheqësi lokal, Devendra Chowdhary thotë se breza njerëzish në Sohagpur kanë aspiruar për punë të qëndrueshme dhe të paguara mirë, që nga viti 1947 kur India u bë e pavarur por kanë pak mënyra për ta bërë këtë. Chowdhary thotë se suksesi i Kumar "ka hequr renë e errët të fatkeqësisë nga fshati" dhe se "brezat e rinj do të frymëzohen nga suksesi i tij".
Ndërsa Kumar i tha BBC-së se ndihet i gëzuar që ka bërë krenar fshatin e tij, duke shtuar se rrugëtimi i tij nuk ka qenë i lehtë. Kumar ishte djali i një pronari dyqanesh ushqimore që bënte me biçikletë 20 milje për të ndjekur shkollën e mesme në qytetin fqinj të Muzaffarpur. Për t'ia dalë mbanë, ai u jepte mësim edhe studentëve më të vegjël në kohën e lirë. Ai thotw se pas vdekjes së babait të tij në vitin 2016, gjërat u bënë edhe më të vështira.
"Por unë u përpoqa të përmbush ëndrrën e babait tim - ai donte që unë të bëhesha mjek ose mësues. Tani, unë ia kam bërë ëndrrën realitet," shton ai. Kumar shpreson se puna do të hapë dyer të reja për të. Ai tani planifikon të përgatitet për provimet shtetërore për t'u bërë nëpunës civil./Klankosova.tv/.
●●●
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.