Gati dy muaj pas lindjes, Kylie Jenner ka ndarë për adhuruesit e saj një video që përmbante një përmbledhje të shkurtër të shtatzënisë së saj dhe momentet pas lindjes së djalit, Wolf.
Videoja e titulluar "Djalit tonë", është publikuar në Youtube, këtë të hënë.
Pamjet e para filluan me momentin kur ylli televiziv e kishte kuptuar për herë të parë se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.
Më pas, fokusi kthehet tek anëtarët e tjerë të familjes Kardashian, rreth asaj se si reaguan dhe si e pritën lajmin që 24-vjeçarja është shtatzënë, shkruan USMagazine, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, ka pamje dhe sekuenca nga ndeja që ishte organizuar kur u kuptua gjinia e foshnjës, si dhe ditëlindja e katërt e vajzës, Stormy.
Ndërsa, në fund është momenti kur Kylie e ka lindur foshnjën e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=jjXZJZ4F8Ak
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.