Kylie Jenner ka zbuluar se djali i saj dhe i Travis Scott, nuk quhet më Wolf.
“Emri i djalit tonë nuk është më Wolf”, tha Kylie përmes Instagramit, transmeton Klankosova.tv.
Deri tani, Kylie nuk e ka zbuluar emrin e ri të djalit të saj.
Kylie dhe reperi 30-vjeçar mirëpritën djalin e tyre më 2.2.2022. Menjëherë pasi ata njoftuan lindjen e djalit të tyre, certifikata e tij e lindjes u publikua, duke zbuluar se emri i tij i plotë ishte Wolf Jacques Webster, që do të thotë se çifti vendosi të përdorte emrin e lindjes së Travis si emrin e dytë të djalit të tyre.
Së bashku me djalin e vogël, Kylie dhe Travis janë gjithashtu prindër të vajzës 4-vjeçare Stormi
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.