Ekspozita e re në Mudam kombinon koleksionet më të mira të muezut të Luskemburgut me pjesë nga Galeria Moderne në Saarbrücken.
Të zgjeruara midis galerive të Lindjes dhe Perëndimit që ndodhen karshi njëra-tjetrës në katin përdhes të ekspozitës së quajtur Face à Face.
Emri dhe set-up i ekspozitës bëjnë me gisht kah temat e saj, një ofertë eklektike por tejet e konceptualizuar e veprave të artit që u shërbehet vizitorëve.
Muzeu i Luksemburgut i ka bashkuar forcat me Galerinë Moderne në Saarlandmuseum të Saarbrückenit, duke lejuar një mundësi unike për t’i parë pjesët më të rëndësishme të muzeut gjerman në komunikim me artin nga Mudami.
Galeria moderne vë në spikamë “përqendrimet e dallueshme në avant-gardët francezë dhe gjermanë të fundshekullit të nëntëmbëdhjetë dhe të pjesës së parë të shekullit njëzet” dhe pjesët e veta mbresëlënëse historike nga artistë si Otto Steinert, Otto Dix apo Alexander Archipenjo.
Në natën tjetër, Mudami ia ka sjellë kësaj ekspozite më shumë vepra bashkëkohore, me vëmendje të veçantë në përfshirjen e artisteve gra e po ashtu edhe artit që vjen nga pjesë të ndryshme të botës.
Biseda midis dy institucioneve është larg të qenët sajesë, shkëmbimi i natyrshëm dhe eksplicit nga pjesëza që janë të ekspozuara pranë njëra-tjetrës.
Frymëzimi nga trupat e njerëzve
Trupa vallëzues, trupa lakuriqë, trupa që po kalben, trupa performativë, krejt këto dhe shumë e më shumë zënë fill nga pjesë të ndryshme.
Disa skulptura formojnë një yllësi me temë vallëzimi në galeri, nga Tänzerin i Rudolf Belliungut që ndikohet nga kubizmi dhe futurizmi e deri te La Danse e Archipenkos, si dhe skulptura të tjera hulumtuese të trupit.
Një fotografi fantastike nga Nan Goldin, që mund të shihet në posterët reklamues të ekspozitës po ashtu ndërvepron me konceptin e turpit, performancës, e po ashtu edhe me gjininë. Portretizimi i ndjeshëm i miqve të saj në New York është prekës dhe në këtë priunt të madh në këtë printim të madh.
*Këto shkrime janë të shkëputura nga artikulli i Natalia Pikna në Louxembourg Times
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.