Media Italiane “La Stampa”, referuar Partisë Demokratike të Italisë denoncon zhdukjen e 16 emigrantëve nga kampi në Gjadër.
Sipas saj, nga 41 emigrantë të transferuar në Gjadër, tani kanë mbetur vetëm 25, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Eurodeputetja Cecilia Strada, pas një inspektimi, e përshkroi situatën si ‘një ferr krahasuar me qendrat italiane’ dhe një ‘shpërdorim të turpshëm’.
“Ndërsa gjithë vëmendja ishte përqendruar te vdekja e Papa Françeskut, qendra e Gjaderit në Shqipëri po boshatisej. Askush nuk do ta kishte marrë vesh nëse Cecilia Strada, eurodeputete e Partisë Demokratike, nuk do të kishte kryer një inspektim të ri të shtunën dhe të dielën e kaluar. Pamja që del nga inspektimi është një ‘përzierje dhimbjeje, dëshpërimi dhe shpërdorimi që është vërtet skandaloze dhe të bën të ndihesh i turpëruar’”, shpjegon Cecilia Strada, shkruan “La Stampa”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.