Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova, Bia Khalifa thotë se eksperienca në këtë format ka qenë e jashtëzakonshme.
E ftuar në emisionin “Ora Shtatë”, Bia tha se gjuha e saj e ka penalizuar shumë, derisa shtoi se rrugëtimi në këtë spektakël gjigant ishte mjaft i gjatë për të, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, ish-konkurrentja bëri të ditur se të dielën ka vizituar Gjakovës, atje ku e priti Sasa Hoda, edhe kjo ish-banore e BBVK-së.
Sa i përket banorëve brenda shtëpisë, Bia tha se shumë prej tyre e kanë injoruar shumë.
“Labirinti [Labinot Rexha] ishte shumë, shumë racist, të tjerët jo”, u shpreh Bia.
https://www.youtube.com/watch?v=GHQv3re4_0A
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.